Ngacmimi dhe kërcënimi kibernetik mes nxënësve

Ngacmimi mes nxënësve mund të ndodhë çdo ditë, kur fëmija im është duke ndërvepruar me të rinj të tjerë, për shembull në shkollë, jashtë shkollës ose rrugës për në shkollë. Bëhet fjalë për sulme të përsëritura, si tallje, fyerje, poshtërime, shtyrje, goditje, lënie mënjanë, etj. Ngacmimi është një fenomen grupi që mund të zgjasë. Viktima është e izoluar dhe e paaftë që të mbrohet.

Ngacmimi mes nxënësve mund të ndodhë çdo ditë, kur fëmija im është duke ndërvepruar me të rinj të tjerë, për shembull në shkollë, jashtë shkollës ose rrugës për në shkollë. Bëhet fjalë për sulme të përsëritura, si tallje, fyerje, poshtërime, shtyrje, goditje, lënie mënjanë, etj. Ngacmimi është një fenomen grupi që mund të zgjasë. Viktima është e izoluar dhe e paaftë që të mbrohet.

Ngacmimi kibernetik

Përdorimi i mjeteve dixhitale çon në shpërndarjen më të gjerë e të shpejtë, pa limit vendi ose kohe (24orë/24orë dhe 7ditë/7), gjë që përforcon fenomenin e ngacmimit.
Ngacmimi dhe kërcënimi kibernetik mund të kenë pasoja të rënda në shëndetin fizik dhe psiqik të fëmijës.

Unë e mbështes fëmijën tim:

  • Unë i tregoj qartë fëmijës tim se ai/ajo mund të më flasë në çdo kohë.
  • Unë e këshilloj atë të identifikojë të rriturit e besueshëm në shkollë dhe në rrethin e tij/saj të cilëve mund t’u flasë, nëse ka një problem (mësues·ve·eve, infermier·ëve·eve shkollorë-e, etj.).
  • Unë i shpjegoj atij/asaj se ai/ajo nuk ka përgjegjësi për talljet që mund të përjetojë.
  • Unë i shpreh mbështetjen time. Unë jam aty për ta mbrojtur atë nëse ai/ajo merr kërcënime për hakmarrje.

Unë kam arsye të shqetësohem nëse:

  • Fëmija im arrin gjithmonë me vonesë në shkollë. Ai/ajo mund të përpiqet të shmangë shokët e klasës në oborr ose në korridore.
  • Ai/ajo nuk dëshiron të marrë pjesë në aktivitetet shkollore ose jashtëshkollore.
  • Ai/ajo ka mungesa të shumta në shkollë.
  • Rezultatet e tij shkollore janë në rënie.
  • Ai/ajo ka shpesh dhimbje koke ose barku.
  • Ai/ajo ka pagjumësi.
  • Ai/ajo ka çrregullime me të ushqyerit.
  • Ai/ajo bëhet agresiv·e.
  • Ai/ajo izolohet dhe mbyllet në vetvete.
  • Ai/ajo tregon vetëbesim të ulët.

Fëmija im është objekt i kërcënimit kibernetik. Çfarë mund të bëj?

  • Unë i kërkoj të më përshkruajë situatën në të cilën ai/ajo ndodhet.
  • Unë e dëgjoj pa e gjykuar.
  • Unë i kërkoj nëse mund të konsultoj mesazhet, fotot apo videot që qarkullojnë në internet për të.
  • Unë e njoftoj mësues·in/en e tij/saj dhe drejtorinë e shkollës që ta marrë situatën në dorë e t’i japë sa më parë fund asaj.
  • E di që në varësi të fakteve, ligji mund ta mbrojë fëmijën tim.
  • Me pëlqimin e fëmijës tim, unë mbledh dhe ruaj prova (foto, video ose shkrepje të mesazheve në ekran).
  • Mund të kontaktoj me telefon stacionin më të afërt të policisë për të raportuar rastin.
  • Sipas këshillave të policisë,
    • Me prova shkoj në komisariat me ose pa fëmijën tim.
    • Bëj ankesë.
    • Unë sinjalizoj përmbajtjen dhe bllokoj llogarinë e kërcënues-ve/eve.

Për të më ndihmuar që të mbështes fëmijën tim:

  • E di që ai/ajo është viktimë. Fajësimi i tij/saj nuk do të zgjidhë situatën dhe nuk do krijojë besim te ai/ajo për të më treguar dhe dhënë sa më shumë informacione.
  • Jam i durueshëm/e durueshme. Fëmija im ka nevojë për kohë për të treguar se çfarë i ndodh.
  • I propozoj mbështetje psikologjike fëmijës tim.

Nëse fëmija im është dëshmitar i ngacmimit e kërcënimit kibernetik:

  • Unë i shpjegoj atij se roli i tij/saj është vendimtar dhe mund t’u lejojë të rriturve të identifikojnë situatën dhe të marrin përgjegjësi për të.
    • E ftoj të më flasë ose t’i besohet një të rrituri në shkollën e tij, te i cili ka besim.
    • I kërkoj që të mos marrë pjesë në tallje.
    • Unë e inkurajoj që të shprehë mbështetjen e tij për viktimën.
    • Nëse fëmija im ka frikë nga hakmarrja, nëse e shpreh mospajtimin e tij/saj me situatën, e këshilloj që të flasë me miqtë e tij/saj dhe të shohë nëse ata mund të veprojnë së bashku.

Çfarë thotë ligji zviceran?

Këto nene të ligjit mund të citohen veçanërisht gjatë paraqitjes së një ankese:

  • Mbrojtja e personalitetit / kundër sulmeve, neni 28, paragrafi 1, CC
  • Poshtërimi, neni 173, paragrafi 1, CP
  • Shpifje, neni 174, paragrafi 1 dhe 2, CP
  • Fyerje, neni 177, paragrafi 1, CP
  • Kërcënimet, neni 180, paragrafi 1, CP