jetosh me ekrane

Prej disa viteve, ekranet dhe mjetet dixhitale janë bërë pjesë përbërëse e jetës sonë të përditshme. Si prindër, ne i përdorim çdo ditë për të komunikuar, punuar ose zbavitur.

Fëmijët tanë janë gjithashtu të ekspozuar, nëpërmjet përdorimeve tona, pastaj gradualisht krijojnë përvojat e tyre. Në varësi të moshës, ata /ato fillojnë të luajnë video lojëra, të shfletojnë internetin dhe të përdorin rrjetet sociale.

Mes gjithë këtyre ekraneve, si mund t’i ndihmojmë fëmijët të kenë një përdorim të shëndetshëm dhe të përgjegjshëm? Çfarë zgjidhjesh mund të gjejmë për të ruajtur një ekuilibër në gjirin e familjes?

Action Innocence ju propozon disa këshilla për të shoqëruar fëmijët tuaj në këtë udhë.

Prezantimi i Fondacionit

Action innosence është një Fondacion i krijuar në vitin 1999 në Gjenevë, qëllimi i të cilit është promovimi i përdorimit të shëndetshëm dhe të moderuar të ekraneve. Ai ndërvepron në shkolla, zhvillon materiale parandaluese dhe programe trajnimi për profesionistët e arsimit e shëndetësisë dhe drejton fushata të mëdha ndërgjegjësimi.