Takimet e këqija në linjë (grooming)
Si prind, duhet të kem parasysh se fëmija im mund të takojë njerëz të panjohur në internet. Një nga rreziqet me të cilat ai/ajo mund të përballet është grooming.
Si prind, duhet të kem parasysh se fëmija im mund të takojë njerëz të panjohur në internet. Një nga rreziqet me të cilat ai/ajo mund të përballet është grooming.
Çfarë është grooming?
Hyrja në kontakt dhe kërkimi i vendosjes së një marrëdhënieje me fëmijë dhe adoleshent·ë·e që nuk kanë arritur pjekurinë seksuale 16 vjeç me synim për të arritur një kënaqësi seksuale ose për të pasur marrëdhënie me karakter seksual.
Si ndodh takimi?
Në shumicën e rasteve, një individ përpiqet fillimisht të kontaktojë me një fëmijë nëpërmjet shërbimit në linjë. Ai mund të fillojë për shembull me një diskutim në një rrjet social, një forum ose një platformë video-lojërash në internet, duke ruajtur identitetin e tij ose duke pretenduar se është një person në një moshë me fëmijën.
Ndërtimi i besimit:
Personi mund të përpiqet të krijojë një marrëdhënie besimi me fëmijën.
Ai/ajo mundet për shembull:
- Të bëjë pyetje rreth temave që i interesojnë fëmijës
- Të zhvillojë marrëdhënien rreth interesave të përbashkëta
- Të pyesë gradualisht fëmijën se si ai/ajo ndihet, përpiqet të dijë nëse ai/ajo ka vështirësi në miqësitë e tij ose në marrëdhëniet e tij/saj me prindërit
- Nëse fëmija është në vështirësi dhe e pranon se ndjehet keq
- Të vendoset në pozicionin e një njeriu të besueshëm
Pasi të jetë krijuar besimi dhe të vendoset një lidhje miqësore apo edhe romantike, personi mund të kërkojë të trajtojë pyetje më intime.
Shembuj pyetjesh:
- A të pëlqen të flesh lakuriq?
- A ke puthur ndonjëherë?
- A vesh sutjena ose tanga?
- A ke qime?
- A janë duke t’u rritur gjinjtë?
- A e ke matur ndonjëherë penisin tënd?
Kur fëmija do të ndjehet i sigurtë dhe e ul vigjilencën e tij/saj, personi mund të përpiqet të trajtojë pyetje që shkojnë më larg:
- I kërkon fëmijës t’i çojë foto intime
- I dërgon atij/asaj foto të organeve të tij gjenitale
- I propozon një takim në linjë (për shembull, një seancë video)
- I propozon një takim të drejtpërdrejtë
Kam arsye të shqetësohem nëse:
- Fëmija im kalon gjithnjë e më shumë kohë në Internet dhe shmang aktivitetet e tjera.
- Ai/ajo kalon më pak kohë me shokët/shoqet e tij/saj.
- Ai/ajo flet shpesh me një person që nuk e njoh.
- Ai/ajo e ndërron shpejt imazhin në ekranin e tij/saj kur jam pranë tij/saj.
- Ai/ajo merr nëpërmjet postës letra, pako ose telefonata nga njerëz që nuk i njoh.
- Ai/ajo ka para që nuk ia kam dhënë unë ose rroba e objekte të tjera që nuk ia kam blerë unë.
- Ai/ajo ka mungesa të shumta në shkollë.
- Rezultatet e tij/saj shkollore janë në rënie.
- Ai/ajo bëhet agresiv·e.
- Ai/ajo mbyllet në vetvete.
- Ai/ajo tregon vetëbesim të ulët.
Unë mendoj se fëmija im është viktimë e grooming. Çfarë mund të bëj?
- Unë i flas fëmijës tim për frikën dhe shqetësimet e mia.
- Unë i kërkoj më shumë informacione për marrëdhëniet që ka.
- Unë e dëgjoj pa e gjykuar.
- I kërkoj nëse mund të konsultoj shkëmbimet me këtë person.
- E di që në varësi të fakteve, ligji mund të mbrojë fëmijën tim.
- Me pëlqimin e tij, mbledh dhe ruaj prova (foto, ose shkrepje të ekranit me pamjen e profilit të individit dhe fëmijës tim dhe mesazhet e shkëmbyera).
- Mund të kontaktoj me telefon stacionin më të afërt të policisë për të raportuar rastin.
- Sipas këshillave të policisë,
- Me prova shkoj në komisariat me ose pa fëmijën tim.
- Bëj ankesë.
- Sinjalizoj dhe bllokoj llogarinë e personit.
Për të më ndihmuar të mbështes fëmijën tim:
- Unë e di që ai/ajo është viktimë. Fajësimi i tij/saj nuk do të zgjidhë situatën dhe nuk do krijojë besim te ai/ajo për të më treguar dhe dhënë sa më shumë informacione.
- Jam i vetëdijshëm që mund të jetë e vështirë për fëmijën tim të pranojë përfundimin e një marrëdhënieje miqësore apo romantike, të cilën ai/ajo e ka vlerësuar si të vërtetë dhe të sinqertë.
- Gjej kohë për t’i shpjeguar fëmijës tim që,
- Ajo që personi po bën është ilegale dhe për këtë arsye ne ankohemi në polici;
- Ligji ekziston për ta mbrojtur atë.
- I propozoj mbështetje psikologjike fëmijës tim.
Çfarë thotë ligji zviceran?
Këto nene të ligjit mund të citohen veçanërisht gjatë paraqitjes së ankesës:
- Akte të natyrës seksuale me fëmijët, neni 187 CP
- Pornografia, neni 197, paragrafi 1, 3, 4 ose 5 CP
- Kërcënimet, neni 180, paragrafi 1 CP
- Detyrimi, neni 181 CP
- Detyrimi me forcë dhe shantazhi, neni 156 CP