Ekspozimi ndaj përmbajtjeve të dhunshme ose pornografike
Kur fëmija im përdor një ekran, ai/ajo mund të hasë një përmbajtje të dhunshme ose pornografike.
Kur fëmija im përdor një ekran, ai/ajo mund të hasë një përmbajtje të dhunshme ose pornografike.
Kjo lloj përmbajtjeje mund të shfaqet:
- Në një mesazh (me email, me mesazh, etj.)
- Gjatë kërkimeve në Internet
- Në rrjetet sociale
- Kur ai/ajo luan një video lojë ose shikon një seri apo film që nuk është i përshtatshëm për moshën e tij/saj
Unë e mësoj atë të mbrohet:
- Është e rëndësishme të mos klikojë në një lidhje që një i panjohur i dërgon me email, me mesazhe ose në rrjetet sociale.
- Gjatë kërkimeve në Internet, mund të shfaqen përmbajtje të papërshtatshme edhe pse kërkimi nuk ka lidhje me një subjekt të dhunshëm apo pornografik.
- Në rrjetet sociale, një përmbajtje tronditëse mund të shfaqet para tij gjatë prurjeve të informacioneve të fundit.
Unë e shoqëroj:
- Interesohem për personalitetet (ndikues-it/et) dhe dhe përmbajtjet që ndjek fëmija im në Internet dhe në rrjetet sociale.
- Ja bëj të qartë se ai/ajo mund të më kontaktojë në çdo moment edhe nëse është i turbulluar nga përmbajtja që ai/ajo ka parë.
- E këshilloj atë të përcaktojë të rriturit e besueshëm me të cilët ai/ajo mund të flasë (mësues-it/et, infermier-ët/et e shkollës etj.).
- Në varësi të moshës së tij/saj, unë instaloj kontrollin prindëror.
Unë i shpjegoj atij pse ai/ajo nuk duhet ta shpërndajë këtë lloj përmbajtjeje:
- Një përmbajtje e dhunshme ose pornografike mund të trondisë të tjerët.
- Kjo lloj përmbajtjeje mund të jetë e paligjshme. Mbajtja dhe shpërndarja e tij mund të dënohet me ligj.
- Në Zvicër, fëmija im, sipas ligjit, është përgjegjës për veprimet e tij që nga mosha 10 vjeç.
Kam arsye të shqetësohem nëse:
- Fëmija im kalon gjithnjë e më shumë kohë në Internet ose në të kundërtën shmang hyrjen në Internet.
- Ai/ajo ka mungesa të shumta në shkollë.
- Rezultatet e tij shkollore janë në rënie.
- Ai/ajo ka dhimbje koke ose barku.
- Ai/ajo ka pagjumësi.
- Ai/ajo bëhet agresiv/e.
- Ai/ajo izolohet dhe mbyllet në vetvete.
Fëmija im është i ekspozuar ndaj përmbajtjeve të dhunshme ose pornografike. Çfarë mund të bëj?
- Unë e dëgjoj dhe e inkurajoj të flasë.
- Unë e ndihmoj të kuptojë atë që ka parë dhe i jap siguri:
- Unë i krijoj mundësinë të shprehë emocionet e tij/saj. Fëmija im mund të ndiejë frikë, ankth, neveri, siklet etj.
- Unë nuk e gjykoj atë.
- Unë i jap shpjegime në përshtatje me moshën dhe nivelin e tij/saj gjuhësor. Sa më i ri/e re të jetë aq më thjesht duhet të zgjidhen fjalët.
- Unë mbetem i përgjithshëm në shpjegimet e mia dhe i jap mundësinë fëmijës tim të bëjë pyetje, që e ndihmojnë të identifikojë se çfarë e intereson dhe e shqetëson atë.
Çfarë thotë ligji zviceran?
- Përfaqësimi i dhunës, neni 135, paragrafi 1 dhe 2, CP
- Pornografia, neni 197, paragrafi 1, CP