Fëmija im përdor internetin dhe rrjetet sociale

E di që interneti dhe rrjetet sociale i krijojnë atij/asaj mundësinë të:

  • Qëndrojë në kontakt me miqtë e tij/saj
  • Marrë pjesë në diskutime që janë të rëndësishme për të
  • Jetë i/e vlerësuar dhe i/e njohur nga të tjerët
  • Zhvillojë shpirtin krijues dhe imagjinatën e tij
  • Bëjë kërkime
  • Mësojë dhe zbulojë gjëra të reja

Unë e mësoj atë të mbrohet:

  • Në Internet, është e rëndësishme të mbrojë informacionet e tij personale, jetën e tij private dhe intimitetin e tij.
  • Është e rëndësishme të përdoren fjalëkalime të ndryshme, të ndryshohen rregullisht dhe të mbahen të fshehta.
  • Publikimet e tij/saj (foto, video, mesazhe etj.) mbeten përgjithmonë në Internet dhe i krijojnë një imazh (përshtypjen që të tjerët krijojnë për të).
  • Të dhënat personale që ai/ajo poston mund të përdoren kundër tij/saj.
  • Njerëzit që ai/ajo takon në Internet mund ta gënjejnë. Asnjëherë nuk e dimë se kush mund të fshihet pas ekranit.
  • Disa përmbajtje në Internet nuk janë për moshën e tij/saj dhe mund ta trondisin atë.
  • Nëse një foto e tij/saj është publikuar pa pëlqimin e tij/saj, ai/ajo ka të drejtë të kërkojë fshirjen e saj.

I shpjegoj se Interneti nuk është një hapësirë pa ligj:

  • Sipas ligjit, është e ndaluar:
    • Të fyesh ose të kërcënosh një person në Internet;
    • Të dëmtosh reputacionin e tij/saj;
    • Të publikosh një foto ose video pa pëlqimin e personit që shfaqet në të.
  • Nëse fëmija im gjendet në një nga këto situata, ai/ajo ka të drejtë të bëjë ankesë.
  • Në Zvicër, sipas ligjit, fëmija im është përgjegjës për veprimet e tij që nga mosha 10 vjeç.

Unë e shoqëroj:

  • Unë e ndihmoj fëmijën tim të vendosë përmasat e privatësisë në rrjetet sociale.
  • Unë informohem për aplikacionet që ai/ajo shkarkon.
  • Unë jam aty për t’iu përgjigjur nëse ai/ajo ka pyetje ose përballet me një situatë të vështirë.
  • Unë e reduktoj kohën time para ekranit për të dhënë shembull para tij/saj.

Unë vendos rregulla:

  • Unë kufizoj kohën para ekranit në mënyrë që fëmija im të mund:
    • Të ushtrohet fizikisht;
    • Të flejë mjaftueshëm;
    • Të bëjë aktivitete të larmishme.
  • Unë i diskutoj rregullat me të.
  • Unë i propozoj t’i shkruajë rregullat dhe t’i afishojë ato.
  • Unë i përshtas rregullat sipas moshës së fëmijës tim.
  • Unë i flas për pasojat e mos respektimit të rregullave.

Unë kam të drejtë të shqetësohem nëse:

  • Fëmija im kalon gjithnjë e më shumë kohë në Internet dhe shmang aktivitetet e tjera.
  • Ai/ajo kalon më pak kohë me shokët/shoqet e tij/saj.
  • Ai/ajo ka mungesa të shumta në shkollë.
  • Rezultatet e tij/saj shkollore janë në rënie.
  • Ai/ajo ka pagjumësi.
  • Ai/ajo bëhet agresiv/e.
  • Ai/ajo izolohet dhe mbyllet në vetvete.