Fëmija im luan video lojëra

E di që video lojërat i japin atij/asaj mundësinë:

  • Të kënaqet dhe të argëtohet
  • Të zhvillojë aftësi të reja
  • Të përparojë dhe të fitojë
  • Të jetë i(e) vlerësuar
  • Të luajë me shokët dhe shoqet e klasës
  • Të flasë me ta/to

Unë interesohem për përmbajtjen:

  • Kërkoj informacione në internet dhe pranë prindërve të tjerë para se të blej një lojë.
  • Mësoj për përmbajtjen dhe moshën e këshilluar duke konsultuar www.pegi.info.
  • Informohem për kohëzgjatjen e lojërave.
  • E di që në disa lojëra ofrohen dhe blerje përmes aplikacionit.

Jam i vetëdijshëm që fëmija im mund të luajë në platforma të video lojërave në internet të cilat i mundësojnë të:

  • Bisedojë me lojtarë/e të tjer-ë/a që ai/ajo nuk i njeh domosdoshmërisht
  • T’u dërgojë mesazhe, fotografi e video

E mësoj atë të mbrojë veten:

  • Në internet, është e rëndësishme të mbroni informacionet e tij personale, privatësinë dhe intimitetin e tij.
  • Është e nevojshme të përdorni fjalëkalime të ndryshme, t’i ndryshoni rregullisht dhe t’i mbani të fshehta.
  • Publikimet e tij (foto, video, mesazhe etj.) mbeten përgjithmonë në internet dhe krijojnë për të një imazh (përshtypjet që të tjerët krijojnë për të).
  • Të dhënat personale që ai/ajo poston mund të përdoren kundër tij/saj.
  • Njerëzit që ai/ajo takon mund të gënjejnë. Nuk dihet asnjëherë se kush fshihet pas ekranit.
  • Disa përmbajtje nuk janë për moshën e tij/saj dhe mund ta trondisin atë.

Unë i shpjegoj atij/asaj se platformat e video lojërave në internet nuk janë hapësira pa ligj:

  • Sipas ligjit, është e ndaluar:
    • Të fyejë ose kërcënojë një person në këto platforma;
    • Të dëmtojë reputacionin e dikujt;
    • Të publikojë një foto ose video pa pëlqimin e personit që shfaqet në të.
  • Nëse fëmija im gjendet në një nga këto situata, ai/ajo ka të drejtë të bëjë ankesë.
  • Në Zvicër, sipas ligjit, fëmija im është përgjegjës për veprimet e tij që nga mosha 10 vjeç.

Unë vendos rregulla:

  • Kufizoj kohën para ekranit në mënyrë që fëmija im të mund:
    • Të ushtrohet fizikisht;
    • Të flejë mjaftueshëm;
    • Të bëjë aktivitete të larmishme.
  • I diskutoj rregullat me të.
  • I propozoj t’i shkruajë rregullat dhe t’i afishojë ato.
  • Unë i ndryshoj rregullat në varësi të moshës së fëmijës tim.
  • I flas për pasojat e shkeljes së rregullave.

Për të më ndihmuar që të ruaj rregullat:

  • Unë vendos rregulla dhe kufizime për të mirën e fëmijës tim.
  • E mësoj atë të kontrollojë emocionet e tij, kur ai/ajo luan dhe kur ai/ajo ndalon lojën.
  • Unë instaloj kontrollin prindëror.
  • Përdor një kohëmatës për të kufizuar kohëzgjatjen e lojës.
  • Unë reduktoj kohën time para ekranit për t’i dhënë një shembull.
  • Gjej kohë për të parë fëmijën tim duke luajtur, e përgëzoj dhe e inkurajoj.
  • Unë luaj një video lojë me të.

Kam arsye të shqetësohem nëse:

  • Fëmija im kalon gjithnjë e më shumë kohë duke luajtur dhe shmang aktivitetet e tjera.
  • Ai/ajo zemërohet rregullisht nëse nuk mund të luajë ose duhet të ndalojë lojën.
  • Ai/ajo ka mungesa të shumta në shkollë.
  • Rezultatet e tij shkollore janë në rënie.
  • Ai/ajo ka pagjumësi.
  • Ai/ajo bëhet agresiv/e.
  • Ai/ajo izolohet dhe mbyllet në vetvete.