Për një përdorim të shëndetshëm të ekraneve te më të vegjlit (0-6 vjeç)

  • Nëse fëmija im është nën 3 vjeç, nuk e lë atë të kalojë kohë para ekraneve.
  • Unë favorizoj lojën e lirë, aktivitetin fizik dhe ndërveprimet me ata që e rrethojnë.
  • Unë vendos rregulla për përdorimin e ekraneve që në moshë shumë të vogël.
  • Unë respektoj treguesin e moshave në programe, lojëra dhe aplikacione.
  • Unë zgjedh përmbajtjen që shfaqet bazuar në moshën e përdorues-it(es) më të ri/re.
  • Unë i jap përparësi përmbajtjes me karakter ndërveprues.
  • Unë jam i(e) pranish-ëm(me) dhe diskutoj me fëmijën tim lidhur me materialin që ai/ajo po shikon.
  • Unë e inkurajoj të flasë për atë që ndjen.
  • Unë nuk e ekspozoj fëmijën tim para ekranit gjatë vakteve të ngrënies e para se të flejë.
  • Përdor sa më pak ekrane në praninë e tij/saj.

Ekranet nuk duhet ta pengojnë fëmijën tim:

  • Për të zbuluar hapësirën
  • Për t’u ushtruar fizikisht
  • Për të përdorur 5 shqisat e tij
  • Për të ndërvepruar me ata që e rrethojnë
  • Për të zhvilluar të folurit e tij
  • Për të luajtur me fëmijët e tjerë
  • Për të qenë krijues(e)
  • Për të ëndërruar